Furgoni me punëtorë del nga rruga në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, pesë të tjerë të plagosur, zbulohen identitetet
Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë, të regjistruar rreth orës 06:10 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Dukat–Orikum, në zonën e Fushë-Dukatit. Sipas të dhënave paraprake, një furgon që transportonte punëtorë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Dyshohet se punëtorët ishin nisur nga Tirana drejt bregdetit. Sicc raporton korrespondenti i Top Channel në Vlorë, shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit ose një arrest kardiak. Rrethanat e plota pritet të sqarohen nga hetimet. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si...
Burimi:
sot.com.al