FOTO-LAJM/ Po udhëtonte si pasagjer në një furgon mallrash, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Ksamil

FOTO-LAJM/ Po udhëtonte si pasagjer në një furgon mallrash, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Ksamil

Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari Antonio Mateli. I riu udhëtonte si pasagjer në një furgon mallrash, i cili doli nga rruga për shkaqe që po hetohen. Si pasojë e aksidentit, ai humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 22 vjeç, mbeti i plagosur. 22-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.