FOTO-LAJM/ Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja
Qindra qytetarë u mblodhën ditën e sotme në kryeqytet në ditën e 40-të të revoltës së tyre. Të shumta ishin pankartat që u shpalosën, në të cilat qytetarët kishin derdhur kreativitetin, revoltën dhe realitetin. Më e veçanta nga këto ishte një arush panda, në të cilin shkruhej: “Larg duart nga e ardhmja”. Kjo ishte një nga simbolet vizuale, e cila tërhoqi më shumë vëmendje, ndërsa të shumtë ishin edhe protestuesit të cilët e fotografuan. Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dha kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Burimi:
sot.com.al