FOTO/ Ervis Martinaj prej 3 vitesh i zhdukur, babai paraqitet në GJKKO për pronat e konfiskuara: SPAK s’do ta…
Paraqitet për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme në procesin për konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt, u paraqit babai i tij, Mustafa Martinaj. Bëhet fjalë për procesin e konfiskimit të 34 pasurive të Ervis Martinaj dhe personave të lidhur me të, që përllogariten në vlerën e 10 milionë eurove. Seanca u shty sërish për mungesë të dy avokatëve. Mustafa Martinaj tha jashtë seancës, në bisedë me gazetarët, se nuk ka asnjë lëvizje të autoriteteve sa i takon zbardhjes së ngjarjes për zhdukjen e djalit të tij, Ervis Martinaj. “Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, tha ai. Mustafa Martinaj tha se pjesë e interesit për moszbardhjen e ngjarjes janë drejtues të...
Burimi:
sot.com.al