Foshnja 8-muajshe qan në krahët e efektivit, momenti kur policët heronj shpëtuan fëmijët nga flakët në Laprakë

Foshnja 8-muajshe qan në krahët e efektivit, momenti kur policët heronj shpëtuan fëmijët nga flakët në Laprakë

Janë publikuar pamje të reja nga operacioni dramatik i shpëtimit të një familjeje që mbeti e bllokuar në apartamentin e përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Laprakës. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme efektivët e Policisë së Shtetit kanë marrë në krahë fëmijët e familjes dhe i kanë nxjerrë nga banesa, ndërsa zjarri kishte përfshirë apartamentin e tyre në katin e shtatë të pallatit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:10, kur flakët shpërthyen në një apartament në rrugën “Bernard Bilota”, te Pallatet e Arabit në Laprakë. Brenda banesës ndodheshin dy prindërit së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët mbetën të bllokuar për shkak të zjarrit dhe tymit të dendur. Falë reagimit të menjëhershëm të...