“Forcat Speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të Skënderbeut”/ Eric Wendt: Shqiptarët, një popull krenar, punëtor dhe mikpritës
Kandidati për ambasador në Shqipëri Eric Wendt mbajti fjalën e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan. Në fjalën e tij, Wendt u shpreh se Forcat Speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe shtoi se vetë populli shqiptar është një popull krenar, punëtor dhe mikpritës. “Si komandant i Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s, trupat shqiptare të operacioneve speciale ishin pjesë e komandës sime. Kam pasur fatin të njoh Shqipërinë vetë gjatë punës me trupat dhe udhëheqjen e tyre të operacioneve speciale. Në Afganistan, kam shërbyer me nder si zëvendëskomandant i një komande rajonale që përfshinte edhe trupa shqiptare. Forcat Speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të heroit shqiptar Skënderbeu, dhe vetë populli shqiptar është një popull krenar,...
Burimi:
top-channel.tv