Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në Tiranë, kontrolle të imtësishme për drogë, armë dhe xhama të zinj

Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në Tiranë, kontrolle të imtësishme për drogë, armë dhe xhama të zinj

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet. Si rezultat i kontrolleve: * janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze;* janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme;* 11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor; * janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në...