Flakët përhapen me shpejtësi, digjen dy banesa nga zjarri masiv

Flakët përhapen me shpejtësi, digjen dy banesa nga zjarri masiv

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Kash, në Bashkinë Ballsh, duke shkaktuar dëme në zonën e banuar. Sipas të dhënave paraprake, deri tani janë djegur dy banesa, ndërsa flakët vijojnë të përhapen, duke rrezikuar edhe shtëpi të tjera pranë vatrës së zjarrit. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së zjarrit në pjesën tjetër të fshatit. Deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin dhe po monitorojnë situatën në zonë.