Financimi prej 4 milionë eurosh i koncertit të Kanye West, rrjeti i gazetarëve investigativë: Kritikët…

Financimi prej 4 milionë eurosh i koncertit të Kanye West, rrjeti i gazetarëve investigativë: Kritikët…

OCCRP, rrjeti ndërkombëtar jofitimprurës i përbërë nga media dhe qendra investigativ, ka reaguar në lidhje me financimin prej 4 milionë eurosh të qeverisë shqiptare për koncertin e reperit Kanye West që u mbajt më 11 korrik. Në një deklaratë, OCCRP thotë se vendimi për të financuar koncertin ka ngjallur kritika të forta, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej javësh. Sipas OCCRP, kritikët e konsiderojnë këtë financim si një strategji të tipit “bukë dhe cirk”, që synon të largojë vëmendjen nga protestat kundër korrupsionit. “Kritikët thonë se qeveria e kryeministrit Edi Rama po e shndërron një koncert të Ye (ish-Kanye Ëest) të financuar publikisht të shtunën në një spektakël politik që mund të ndihmojë në errësimin e javëve të protestave antiqeveritare në Tiranë.” Reagimi i plotë...