Faktet që rrëzojnë propagandën e Edi Ramës, Shqipërinë e shpalli të parën në botë për sigurinë kibernetike fituesi…

Faktet që rrëzojnë propagandën e Edi Ramës, Shqipërinë e shpalli të parën në botë për sigurinë kibernetike fituesi…

Pasi u krenua në rrjetet sociale duke sulmuar kritikët si “sorra, korba e trolla” dhe duke valëvitur vendin e parë në botë në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCSI) me 98.33 pikë, pretendimi i kryeministrit Edi Rama për një “arritje fantastike të matur me metodologji ndërkombëtare” rrëzohet nga faktet mbi organizatën që e harton këtë indeks dhe konfliktin e hapur të interesit ku ajo ndodhet. Prapa këtij certifikimi nuk qëndron as NATO, as Bashkimi Evropian dhe as ndonjë agjenci e Kombeve të Bashkuara, por një fondacion privat estonez i quajtur e-Governance Academy (eGA), i cili ka vlerësuar me notë maksimale projektet që ka zbatuar dhe përfituar vetë me paratë e donatorëve. Fondacioni me seli në Talin ka qenë zbatuesi i drejtpërdrejtë dhe i paguar i...