EUROPA ME PAKETE ARMATIMI PER SHQIPERINE
Me këtë vendim, mbështetja totale e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes arrin në 49 milionë euro, duke synuar forcimin e kapaciteteve dhe aftësive operacionale të FA-ve. Sipas Këshillit të BE-së, paketa e re plotëson mbështetjen e mëparshme dhe synon të rrisë aftësinë e ushtrisë shqiptare për t’u dislokuar në mënyrë të shpejtë dhe efektive, si dhe për të kontribuar më shumë në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian (CSDP), si edhe në koalicionet ndërkombëtare. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, e cilësoi Shqipërinë një partner të afërt dhe të besueshëm në fushën e sigurisë. “Shqipëria është një partner i afërt dhe i besueshëm në politikën e...
Burimi:
ntv.al