‘Është e drejtë të dalësh kundër korrupsionit’, eurodeputetja italiane Salis: Shqipëria po jep shembull për botën!

‘Është e drejtë të dalësh kundër korrupsionit’, eurodeputetja italiane Salis: Shqipëria po jep shembull për botën!

Një moment kulminant dhe me peshë ndërkombëtare ka shënuar protesta e sotme kombëtare përpara kryeministrisë. Eurodeputetja e njohur italiane, Ilaria Salis, ka ngjitur shkallët e tribunës për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë të mbledhur në ditën e 28-të të qëndresës kundër qeverisë së Edi Ramës. Fjalimi i saj është pritur me brohoritje të jashtëzakonshme, teksa ajo e cilësoi lëvizjen qytetare në Shqipëri si një model kuraje për mbarë Evropën. Salis u shpreh se në këto rrugë, në emër të asaj që e quajti “revolucioni i flamengove”, po shihet një Evropë më e mirë sesa ajo e Brukselit. Gjatë fjalës së saj, eurodeputetja italiane u ndal specifikisht te projektet që prekin pasuritë natyrore të Shqipërisë, duke kërkuar mbrojtjen e tyre nga interesat e oligarkisë dhe klientelizmit. “Shqipëria,...