Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Nertil Buzi

Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Nertil Buzi

Pasi kreu krimin e rëndë në banesën e familjes së ish-të fejuarës, 35-vjeçari mori me forcë të renë dhe u largua nga vendngjarja me një automjet. Ekipet e policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë e lokalizuan mjetin e autorit dhe rrethuan zonën, duke nisur negociatat që zgjodhën plot katër orë për dorëzimin e tij të sigurt. Pavarësisht përpjekjeve të efektivëve për ta bindur që të dorëzohej, 35-vjeçari ka qëlluar veten brenda në makinë. Ekipet mjekësore dhe autoambulanca ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por autori nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Nga sulmi i armatosur i 35-vjeçarit në banesën e ish-të fejuarës mbeti i vrarë në vend 55-vjeçari Arben Plaka, ish-vjehrri i autorit, ndërsa ish-vjehrra e tij mbeti e plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në spital....