Ekskluzive/ Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive

Ekskluzive/ Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës një prej viktimave të 21 Janarit i kanë dërguar një letër të hapur me nota të forta shqetësimi kreut të delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gozato. Në këtë letër disponuar nga  gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, familja Nika thotë se pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore. “Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me  përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa  dëshmitarëve, nuk shohim të ketë patur veprime të tjera  për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e  fakteve të reja  siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës. Me keqardhje të madhe,...