Zvërneci/ Rama kundër protestuesve dhe gjysmë të vërtetat e gjysmë të drejtat

Zvërneci/ Rama kundër protestuesve dhe gjysmë të vërtetat e gjysmë të drejtat

Nga Lorenc Vangjeli Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën e vjetër se gënjeshtrat më të mëdha janë gjysmë të vërtetat. Në ndeshjen me opinione mbi faktet, gjysmë të drejtat shpesh konkurrojnë me të njëjtin status e gjakim drejt të vërtetës me gjysmë të drejtat e tjera. Aq më tepër, që kur në debat janë ushqyer emocionet, logjika e ka të vështirë të dëgjohet. Në betejën e Ramës me protestuesit, gara mes gjysmë të drejtave, megjithatë nuk ka simetri. Rama ka të drejtë kur thotë se një investim prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec është një bekim për Shqipërinë. Por kanë të drejtë edhe protestuesit kundër tij që thonë se histori miliardash që vërshojnë drejt Shqipërisë janë po aq të vjetra...