Zvërneci, Protesta e Parfumit e armiqve të Edi Ramës

Zvërneci, Protesta e Parfumit e armiqve të Edi Ramës

Nga Lorenc Vangjeli Rama i ka përcillte gjithmonë me tallje protestat e opozitës zyrtare kundër tij. Me më shumë qesëndi sesa me instikt politik, kështu u përball ai edhe me valën e tyre të dhunshme mbas djegies së mandateve në 2019-ën, kohë kur opozita u vetëvra, me sukeses të plotë. Dhe si për të cuar deri në fund argëtimin, atëherë i gostiste me një koktejl gazi lotësjellës protestuesit e tradhëtuar nga drejtuesi i tyre i lig, naiv e shejtanbudalla. Edhe më shumë ironi kishte për protestat e PD-së me Berishën në krye. Grushtit gjithmonë e më të rrudhur të protestuesve, ju afronte si qerasje nga “lokali” përsëri gazin lotësjellës dhe dushin me ujë me presion e spray-n me piper. Duke i shpëtuar në këtë mënyrë...