Një protestë e dhunshme, dhurata më e bukur verore për Edi Ramën

Një protestë e dhunshme, dhurata më e bukur verore për Edi Ramën

Nga Skënder Minxhozi/ Pasi i lanë disa ditë nëpër shkallët e Kryeministrisë nën një diell përvëlues, policët u afruan dhe hoqën me kujdes si të ishin hajmali të shenjta disa këpucë të vjetra që protestuesit kishin lënë aty. Ishin një mesazh për qeveritarët, në shenjë proteste ndaj shqiptarëve të larguar nga vendi në emigracion. Ai gjest i policisë qe aq i kujdesshëm e në majë të gishtave, sa të vinte të mendoje se këpucët kishin shpirt e do të nisnin të protestonin nga çasti në çast pse po i hiqnin “zvarrë”. E gjitha kjo skenë vetëm sa konfirmoi edhe një herë më tepër psikodramën që po luhet prej një muaji mes qeverisë dhe protestuesve. Një tërheqje litari ku secila palë kërkon ta dominojë palën tjetër...