Në pritje të partisë së atyre që s’duan as Ramën, as Berishën
Nga Skënder Minxhozi/ Tashmë flamengot kanë mbetur një kujtim egzotik në protestën ditore të Tiranës. 140 kilometra më tutje në qytetin e Vlorës, “atdheun” real të flamengove, nuk ka ende sot pas dy javësh nga nisja e protestave, asnjë shenjë serioze rebelimi kundër qeverisë. Është shenja e sigurt se vetë protesta e ka braktisur shtratin mbi të cilin lindi e mori hov dhe po shkon drejt hapjes së diapazonit të objektivave të saj. Kërkon kokën e Edi Ramës, jo mbrojtjen e pelikanëve. Ndërkohë ata që protestojnë janë në kërkim të një lidershipi për barrën e rëndë të kauzave e sfidave që kanë deklaruar. Më e para fare, ajo e largimit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Menjëherë pas saj ndëshkimi “me burg” i dy...
Burimi:
javanews.al