As afganë dhe as talebanë, por vetëm shqiptarë të qeverisur keq!

As afganë dhe as talebanë, por vetëm shqiptarë të qeverisur keq!

Nga Lorenc Vangjeli Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të përdorë metaforën e preferuar të tij se “…shqiptarët janë talebanët e Evropës!”. Më herët, gjatë krizës së refugjatëve afganë në 2021-shin, i quante shqiptarët si afganët e Evropës. Dje, nuk ju nda gjithashtu një metafore më të pafajshme me dashuri dhe martesë: për Shqipërinë marrëdhënia me Evropën është martesë dashurie, kurse Evropa e sheh zgjerimin si martesë dashurie. Stili është njeriu dhe nëse stili nuk diskutohet, por thjesht pranohet, njeriu, aq më tepër kur është kryeministër, duhet të jetë shumë më i kujdesshëm. Sepse përtej buzëqeshjeve diplomatike që vjel humori atipik, ajo çka mbetet pas, mund të jepë reaksionin e një ilaçi që dobinë e ka më të vogël sesa efektet...