“Edi Rama jep dorëheqjen”/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës: Parlamenti i krimit
Protestuesit vijojnë marshimin në akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar tubimin e tyre në ditën e 40-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarë të shumtë janë bërë bashkë dhe janë zhvendosur në rrugët e Tiranës, me thirrje kundër qeverisë. Me pankarta në duar, simbolet e flamingove dhe mesazhet që janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje qytetare, protestuesit kanë përcjellë kërkesat e tyre për ndryshim, transparencë dhe llogaridhënie. Thirrjet e protestuesve janë dëgjuar në disa prej pikave kryesore të qytetit, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Marshimi i sotëm është pjesë e protestave të zhvilluara gjatë javëve të fundit, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe...
Burimi:
sot.com.al