Edi Rama dhe Ferit Hoxha po i falin Greqisë 40 km2 det në Hagë, Artur Meçollari nxjerr zbuluar tradhtinë e radhës…

Edi Rama dhe Ferit Hoxha po i falin Greqisë 40 km2 det në Hagë, Artur Meçollari nxjerr zbuluar tradhtinë e radhës…

Ish zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës Detare, si dhe anëtar i grupit negociator 2018 për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, Artur Meçollari ka ngritur alarmin për mënyrën se si po përgatitet procesi i ri i negociatave për çështjen e detit me Greqinë, duke paralajmëruar se vendimet që do të merren këtë herë mund të kenë pasoja të pakthyeshme për Shqipërinë. Në një letër të hapur drejtuar anëtarëve të ardhshëm të grupit negociator, ai pretendon se qeveria ka braktisur dakordësitë e arritura më parë dhe po e orienton procesin drejt një marrëveshjeje që, sipas tij, favorizon palën greke. Meçollari akuzon kryeministrin Edi Rama se është i interesuar vetëm që çështja të marrë një vulë ndërkombëtare në Hagë, pavarësisht rezultatit, ndërsa paralajmëron se negociatorët...