E TRISHTË – Shuhet shkodrani Ismail Ahmeti, personaliteti i hidroenergjitikës shqiptare në vite…

E TRISHTË – Shuhet shkodrani Ismail Ahmeti, personaliteti i hidroenergjitikës shqiptare në vite…

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare inxhinieri i shquar Ismail Ahmeti (në foton më lart, majtas). Ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit hidroenergjetik në vend.I lindur në Shkodër në vitin 1942, ai u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Tiranës në vitin 1966. Që në fillimet e karrierës së tij u dallua për aftësi të jashtëzakonshme në menaxhimin e projekteve të mëdha hidroteknike, duke udhëhequr breza të tërë inxhinierësh.Personalitet dhe drejtues i shquar në historinë e ndërtimit të digave dhe hidrocentraleve më të mëdha në vend, ai veçohet për drejtimin e punimeve në kaskadën e lumit Drin, një vepër unike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. Ai ka qenë kryeinxhinier i punimeve në Hidrocentralin...