E rëndë në Vlorë/ 27-vjeçarja bie nga ballkoni i një pallati, përfundon në spital

E rëndë në Vlorë/ 27-vjeçarja bie nga ballkoni i një pallati, përfundon në spital

Mbrëmjen e ditës së djeshme, një 27-vjeçare ka rënë nga ballkoni i një pallati pranë Lungomares në Vlorë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ajo është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo për një rast me shkaqe të tjera. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në këtë fazë, nuk ka ende informacion zyrtar mbi shkaqet që çuan në këtë incident