“E paralajmëruar”/ Vila e sekuestruar e Ballukut dhe ashpërsimi i akuzave nga SPAK, Lala jep detaje: Dëshmitë dhe…
SPAK ka ashpërsuar akuzat ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa gjithashtu u sekuestrua edhe një vilë luksoze në Dhërmi e Ballukut. Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë televizive ka bërë një panoramë të kësaj çështje, duke dhënë detaje, lidhur me hetimet. Ajo u shpreh se SPAK pretendon se Balluku ka marrë si ryshfet një vilë në fshatin Gjilekë. “E kishim paralajmëruar në News24 që ndaj zonjës Balluku mund të ashpërsoheshin akuzat. Nga zbërthimi i celularëve dhe marrja e dëshmive rezulton që pozita e zonjës Balluku në raport me ligjin është rënduar ndjeshëm. Ditën e sotme SPAK zyrtarisht ka pranuar se zonja Balluku është nën hetim për vepra të rënda si korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash dhe i ka kryer në kohë kur drejtonte...
Burimi:
sot.com.al