“E keni kthyer vendin në këtë derexhe”/ Kapri “shpërthen” në Kuvend: Mendoni se jeni pronarë të Shqipërisë

“E keni kthyer vendin në këtë derexhe”/ Kapri “shpërthen” në Kuvend: Mendoni se jeni pronarë të Shqipërisë

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka qenë i pari që ka marrë fjalën në seancën plenare, ku ka akuzuar mazhorancën se me forcën e kartonëve ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit kreun e kësaj force politike, Agron Shehaj, për tre muaj. “Kthehem në sallë pas 20 ditësh përjashtim, që nuk e di ende se pse u përjashtova. Më e rënda është që Kuvendi, me dhunën e kartonëve të kuq, ka përjashtuar edhe Shehajn për 30 ditë të tjera. Në total, kreu i një partie politike ka munguar 3 muaj, pra 1/3 e kohës. Nëse mendoni se ky është parlamentarizëm, është patetizëm. Sot qytetarët janë në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit. Mendoni se jeni pronarë të Shqipërisë dhe e keni...