Dyshohet se ndezi zjarr ku u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari në Ballsh

Dyshohet se ndezi zjarr ku u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari në Ballsh

Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mallakastër, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr nga i cili u dogjën rreth 400 pemë ulliri. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër ndërhynë menjëherë pas njoftimit për zjarrin, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe për kryerjen e veprimeve hetimore. Njoftimi Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi, vihet në pranga 54-vjeçari. Nga zjarri u dogjën rreth 400 pemë ulliri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për të kryer veprimet hetimore...