Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Dy vatra zjarri janë regjistruar pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar shërbimin zjarrfikës të ndajë forcat në dy grupe për të përballuar situatat. Zjarri i parë ra në një ‘fast food’, ku dyshohet se flakët u shkaktuan nga një bombol gazi. Si pasojë u krijua tym i dendur dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në ambientet e biznesit. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Ndërkohë, një zjarr i dytë përfshiu një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”. Për shkak të rrezikut, zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke stakuar linjën elektrike dhe shuar flakët, të cilat mund të rrezikonin edhe banorët e pallatit pranë. Fatmirësisht, nga të dyja ngjarjet nuk raportohet për persona të...