Dy të rinj gjermanë humbin orientimin në Gadishullin e Karaburunit, shpëtohen pas disa orësh kërkime
Një tjetër operacion kërkim-shpëtimi është realizuar me sukses gjatë natës në Gadishullin e Karaburunit, falë ndërhyrjes së ekipit të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjisë në Shqipëri, në bashkëpunim me strukturat e Policisë. Në orët e vona të natës, rreth orës 23:50, pas një sinjalizimi të përcjellë nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, është kërkuar ndihmë për dy të rinj 17-vjeçarë me shtetësi gjermane. Të rinjtë, të cilët ndodheshin duke eksploruar zonën e Gadishullit të Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk arrinin të gjenin rrugën e kthimit në mënyrë të sigurt. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipi i Stacionit të Vlorës u nis drejt zonës së dyshuar dhe nisi kërkimet në terren. Pas disa orësh kërkimesh intensive, dy të rinjtë u lokalizuan pranë zonës së njohur si “Ravena”....
Burimi:
sot.com.al