Dronë, radarë e makina inteligjente ‘skanojnë’ Beratin/ Qindra gjoba për shkelje rrugore, 4 drejtues në ndjekje penale
Ndalimi i automjeteve në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, parakalimet e gabuara dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shkeljet që po hasen më shpesh në rrugët e Beratit. Gjatë kontrolleve të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me gjobë 254 drejtues për ndalim ose pushim të gabuar, 158 për parakalime të gabuara dhe 140 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara. Kontrollet kanë zbuluar edhe shkelje të tjera, ku 94 drejtues janë gjobitur për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 80 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, ndërsa 5 shoferë janë ndëshkuar administrativisht për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu, janë vendosur 246 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga kontrollet kanë përfunduar në ndjekje penale edhe 4 drejtues mjetesh. Dy prej tyre...
Burimi:
sot.com.al