Drejtësia e Re/ Islami: Dështim total dhe praktikë komuniste! Duraj: PS më e interesuar për implementimin reformës

Drejtësia e Re/ Islami: Dështim total dhe praktikë komuniste! Duraj: PS më e interesuar për implementimin reformës

Reforma në Drejtësi dhe rezultatet që ajo ka sjellë në sistemin gjyqësor, janë kthyer në objekt polemikash, me analistë që i mbështesin ndryshimet dhe të tjerë që pretendojnë se ndryshimet janë të paplota dhe nuk kanë sjellë përmirësim të sistemit. Në një studio televizive, avokati Alban Duraj u shpreh se politika në përgjithëse nuk ka dashur një sistem të fortë gjyqësor. Duraj ngriti shqetësimin e numrit të reduktuar të gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë, të cilët po operojnë në gjykatat e vendit. “Unë mendoj se politika në përgjithësi nuk e ka dashur një sistem gjyqësor të fortë. Dhe prandaj jemi këtu ku jemi. Kemi vende ku duhet të shtohen numri i këshilltarëve ligjorë dhe gjyqtarëve. Pra kemi gjykata apeli që kanë një numër të reduktuar gjyqtarësh,...