Dosja “Aruba” alarmon Damian Gjiknuri, deputeti socialist reagon me urgjencë dhe kërcënon avokatin që i plasi skandalin
Një përplasje e fortë ka shpërthyer pas publikimit të pretendimeve të avokatit Arben Llangozi për të ashtuquajturën “Dosja Aruba”, duke vënë në qendër të debatit emrin e deputetit socialist, Damian Gjiknuri. Deklaratat e forta të Llangozit, të cilat gazeta “SOT” i publikoi dje, kanë sjellë një reagim të menjëhershëm nga Gjiknuri, i cili përmes një shënimi në rrjetet sociale, ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Deputeti socialist ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë në Aruba dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me personat për të cilët është folur në publik. Përballë akuzave që i cilëson shpifje, Gjiknuri ka kaluar në kundërsulm duke paralajmëruar përballje ligjore me avokatin që bëri deklaratat publike. Ai ka kërkuar që të publikohen prova...
Burimi:
sot.com.al