Dogjën mbeturinat në ara, flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesat, 1 i arrestuar në Fier
Një zjarr i ndezur për djegien e mbetjeve bimore u përhap me shpejtësi në dy fshatra të Fierit, duke përfshirë sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe bimësi, ndërsa banesat pranë zonave të prekura u vunë në rrezik. Nga verifikimet e Policisë rezultoi se zjarret ishin ndezur nga dy banorë të zonës për të djegur mbetjet bimore në tokat e tyre. Njëri prej tyre, një 58-vjeçar nga fshati Varibop, u arrestua pasi u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në tokën që kishte marrë me qira. Sipas Policisë, ai kundërshtoi edhe efektivët gjatë shoqërimit në komisariat. Ndërkohë, një 78-vjeçare nga fshati Fermë Rroms po hetohet në gjendje të lirë, pasi u kap pranë zjarrit që kishte ndezur pranë banesës së saj. Sipas hetimeve paraprake, në...
Burimi:
sot.com.al