Djegia e 4 betoniereve në Vlorë, zbardhet dëshmia e pronarit: S’kam konflikte

Djegia e 4 betoniereve në Vlorë, zbardhet dëshmia e pronarit: S’kam konflikte

Katër betoniere të tonazhit të rëndë u dogjën gjatë orëve të para të ditës së djeshme në zonën e Fushë Dukatit. Makineritë ndodheshin brenda pikës së prodhimit të betonit, në pronësi të Tanush Mëhillajt. Ky i fundit në polici së bashku me djalin e tij Bertil Mëhillaj, janë shprehur se nuk kanë konflikte me askënd dhe se ngjarja mund të ketë ndodhur dhe për shkaqe aksidentale pasi makineritë kanë qenë të vjetra. “Nuk kam dyshime te asnjë person. Mendoj se mund të ketë qenë aksidentale, pasi mjetet janë të vjetra. Megjithatë, nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, këtë do ta zbardhë grupi hetimor dhe organet kompetente”, mësohet të kenë deklaruar Tanush Mehilli dhe djali i tij, Bertil Mehillaj. Dëmet e shkaktuara nga zjarri...