Tre vatra zjarri në Gramsh, zjarrfikësit përballen me flakët në terren të vështirë
Tre vatra zjarri janë regjistruar gjatë ditës në zona të ndryshme të bashkisë së Gramshit, duke angazhuar për disa orë shërbimin zjarrfikës në terrene të vështira malore. Ndërhyrja e parë u zhvillua në Janç Mal, në kufi me qarkun e Beratit, ku forcat zjarrfikëse të Gramshit punuan në bashkëpunim me kolegët e Beratit për neutralizimin e flakëve. Ndërkohë, një vatër tjetër u raportua në zonën e Grabovës, mbi Moçale, në drejtim të Varrit të Plakës, pranë kufirit me Pogradecin. Operacioni u vështirësua nga terreni i thyer dhe lartësia prej rreth 2 mijë metrash mbi nivelin e detit. Njëkohësisht, flakët përfshinë edhe zonën e Vidhanit, përballë Kërpicës, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve zjarrfikëse. Sipas Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit, të tre vatrat u vunë nën...
Burimi:
sot.com.al