“Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”/ Rama ‘nuk ndalet’, reagon sërish për Dritan Goxhajn

“Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”/ Rama ‘nuk ndalet’, reagon sërish për Dritan Goxhajn

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar video ku disa persona lexojnë dokumentin ku vërtetohet Dritan Goxhaj, i vetëshpallur si luftëtar i UÇK dhe sot zëdhënësi i kërkesave të protestës së Bulevardit, nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë. “Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama. Më herët, flamuri i UÇK është përdorur në protestat e bulevardit, por organizata e veteranëve të UÇK është tërhequr nga këto sjellje. Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i vetshpallur i UÇK, që rezulton se nuk ka qenë asnjë ditë në luftë, lexoi të hënën 5 kërkesat e protestuesve në bulevard, ndërkohë që vetë për muaj...