Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me organizimin e koncertit të Kanye West dhe përdorimin e fondeve publike për këtë aktivitet. Në reagimin e tij, Bushati kritikoi atë që e cilësoi si përvetësim politik të eventit dhe financim me paratë e taksapaguesve, duke thënë se kjo pasqyron një model të vjetëruar qeverisjeje. Sipas tij, qeveria po i jep përparësi spektaklit, ndërkohë që qytetarët përballen çdo ditë me probleme ekonomike dhe sociale që kërkojnë zgjidhje konkrete. Bushati theksoi se çështja nuk duhet parë si një përballje mes koncertit dhe protestës, por si një debat mbi mënyrën se si përdoren fondet publike dhe si merren vendimet që ndikojnë te qytetarët. Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi prioritetet e qeverisë, duke argumentuar...