Dita e 47-të e protestës, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin ‘Skënderbej’
Protesta qytetare në Tiranë do të shënojë sot ditën e saj të 47-të të tubimit. Qytetarët kanë nisur të grumbulohen në shëshin “Skënderbej” për të marshuar më vonë drejt godinës së Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Burimi:
ntv.al