Dita e 41-të e protestës/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Dita e 41-të e protestës/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Sot mbahet protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës së vjetër politike. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit do të grumbullohen fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor. Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshim të klasës politike shqiptare. Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit kanë qenë edhe “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi ndaj figurave kryesore të politikës. Protesta cilësohet si më e madhe, më jetëgjatë dhe më e qëndrueshme që është zhvilluar në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist. Tubimi nisi fillimisht si kundërshtim ndaj ndërtimit të një resorti...