Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 21-të kundër qeverisë. Tubimi, i cilësuar nga organizatorët si një protestë mbarëkombëtare, këtë herë udhëhiqet nga diaspora shqiptare dhe ka një prani të shtuar të flamujve kuqezi e simboleve kombëtare. Krahas pjesëmarrjes së shtuar të diasporës, në protestën e sotme vihet re edhe një numër më i madh qytetarësh në krahasim me tubimet e ditëve të fundit. Në zonën përreth Kryeministrisë është shtuar prania e forcave të policisë, të angazhuara për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit. Megjithatë, zyrtarë të policisë i thanë A2CNN se deri tani nuk ka indicie që protesta mund të shoqërohet me përplasje apo akte dhune. Që në orët e para të ditës,...