Diell dhe temperatura të qëndrueshme/ Mësoni parashikimin e motit, për ditën e sotme

Diell dhe temperatura të qëndrueshme/ Mësoni parashikimin e motit, për ditën e sotme

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.