Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare më 1 gusht në Tiranë, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve brenda dhe jashtë vendit. Pas zhvillimit të protestës së 61-të radhazi, organizatorët deklaruan se mobilizimi i radhës pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë, me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve të diasporës. Sipas njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale nga komunitetet e diasporës, protesta do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku qytetarët janë ftuar t’i bashkohen tubimit. Gjatë protestës së fundit u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Organizatorët theksuan se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar dhe e panegociueshme. Në tubim u...