Dhunuan në grup të miturën/ Ndryshojnë masat e sigurisë për autoret, zbulohet se vajzat fusnin në kurth burrat dhe…

Dhunuan në grup të miturën/ Ndryshojnë masat e sigurisë për autoret, zbulohet se vajzat fusnin në kurth burrat dhe…

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 dhunueset e 17-vjeçares. Pasi rasti u bë mediatik institucionet reaguan duke mos e konsideruar thjesht një rrahje mes adoleshenteve. Për 19-vjeçaren gjykata ka vendosur masën e burgut pa afat deri në përfundim të hetimeve ndërsa autorja tjetër 15 vjeç u la në arrest shtëpie. E mitura tjetër e përfshirë në ngjarje është lënë në masën e mjekimit të detyruar sepse pas dhunimit edhe të nënës së saj rezultoi me probleme të shëndetit mendor. Dhuna ndaj bashkëmoshatares nuk është e vetmja vepër penale në të cilën janë përfshirë 3 adoleshentet. Mediat mësojnë se ato po hetohen edhe për vepra të tjera penale. Nga të dhënat që Policia e Fierit ka grumbulluar dhe po analizon rezulton se...