Dhunuan 17-vjeçaren në Fier, jepen masat për autoret, njëra prej tyre urdhërohet të shtrohet në spital psikiatrik
“Arrest me burg”, “Arrest shtëpie”, dhe “Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik’”, janë tre masat e dhëna nga Gjykata e Fierit për tre vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se në vijim të hetimeve për ngjarjen e dhunës së ushtruar ndaj të miturës, e bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale, janë evidentuar fakte të cilat kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm për ekzistencën e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Faktet e evidentuara deri në këtë fazë të hetimit kanë diktuar nevojën për marrjen e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim, thotë Prokuroria. Duke qenë se në këtë procedim janë të përfshirë persona të mitur, Prokuroria u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe...
Burimi:
sot.com.al