Dhunohet efektivi i policisë në Sarandë, u sulmua nga disa persona gjatë natës
Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, Mihal Velço, oficer i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, ishte duke lëvizur me motor kur është fyer dhe më pas kërcënuar nga një grup personash. Pas përplasjes verbale, situata ka përshkallëzuar në konflikt fizik. Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar, ndërsa dyshimet paraprake flasin për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar ndaj efektivit të policisë. Pas incidentit, forca të shumta policie kanë kryer kontrolle në banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme në zonë. Disa persona janë shoqëruar në komisariat dhe janë marrë në pyetje. Deri tani nuk ka persona të...
Burimi:
gijotina.com