Dhuna në protestën te Kuvendi, sot masa për 2 protestuesit/ Njëra siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic me to
Në Gjykatën e Tiranës sot mbahet masa e sigurisë për Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin, të dy të arrestuar lidhur me dhunën në protestën e së enjtes para parlamentit. Për të dy blutë kanë administruar prova që i përfshijnë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë. Më konkretisht, Artemisa Islamaj, sipas burimeve sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit. Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen...
Burimi:
sot.com.al