Detaje nga atentati ndaj Edmond Sulës, autori dyshohet se ishte vrasës me pagesë; u filmua nga kamerat e sigurisë
Zbardhen detaje të reja nga hetimet për ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula në Bërxullë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshimet paraprake janë se atentati është organizuar nga vrasës me pagesë, bazuar në mënyrën e planifikuar të ekzekutimit dhe lëvizjet e autorit pas krimit. Sipas hetimeve, autori ka pritur viktimën pranë banesës dhe ka vepruar në momentin kur Sula ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në oborr. Dyshohet se ai e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mënyra e ekzekutimit ka ngritur dyshime se autori mund të ketë vepruar nga një distancë prej 60 deri në 100 metrash, duke përdorur një armë të pajisur me dylbi ose me karakteristika snajperi. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar autorin...
Burimi:
sot.com.al