Denoncimi i turistëve italianë për dhunë/ Policia: U përfshinë në konflikt…
Disa të rinj italianë që kishin mbërritur në Tiranë për pushime raportohet se kanë rënë pre e dhunës fizike. Rasti, sipas mediave italiane, ku të rinjtë kanë denoncuar ngjarjen duke publikuar edhe foto nga dhuna, thuhet se ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytetin shqiptar. Për këtë ka rreguar edhe Policia, e cila shprehet se rasti është trajtuar menjëherë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Policia sqaron se turisti i dëmtuar nuk ka pranuar të bëjë kallzim në lidhjen me konfliktin dhe personat që e kishin dëmtuar. Pavarësisht mungesës së kallëzimit nga shtetasi italian, grupi hetimor ka vijuar veprimet hetimore, duke këqyrur pamjet filmike, nga të cilat ka rezultuar se shtetasi italian ishte përfshirë në një konflikt me një grup të miturish...
Burimi:
ntv.al