Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku! Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës  zhvatin…

Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku! Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës zhvatin…

Një video-promovuese e publikuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ku prezantohej mjeti i parë ushtarak i prodhuar në Shqipëri nga kompania “Timak Defense” me drejtuese Arjeta Pucën, ka nxitur reagimet dhe akuzat e forta të opozitës, për skemë korruptive. Në video, Rama e vlerësoi dorëzimin e 39 mjeteve për ushtrinë si “fillimin e një historie të jashtëzakonshme të rilindjes së industrisë ushtarake”, ndërsa sipërmarrësja Puca e cilësoi këtë moment si “realizim të një ëndrre” pas kthimit të saj nga Turqia. Deputeti i PD, Klevis Balliu shprehet se në fakt prapa projektit fshihet një skemë vjedhje si dhe e favorizimit dhe tjetërsimit të aksioneve. Sipas tij, “ëndrra për të cilët flet Arjeta Puca, është një skemë vjedhje e firmosur nga Belinda Balluku, ku...