Denoncimi i Berishës: Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të qeverisë, duke pretenduar se licenca për kazinonë në kompleksin Air Albania është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe në favor të personave që, sipas tij, janë të lidhur me Olsi Ramën. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se bëhet fjalë për një aferë që “tejkalon çdo lloj imagjinate”, ndërsa akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama për lidhje me aktivitetet e lojërave të fatit dhe bizneset e call-centerave. Sipas Berishës, objekti i njohur si “kulla e Air Albania”, të cilin opozita e kishte kundërshtuar që në fazën e ndërtimit, po shoqërohet tashmë edhe me një aktivitet që ai e konsideron të paligjshëm. Ai pretendoi se...
Burimi:
sot.com.al