“Dënime për korrupsionin”/ Publikohet raporti i PE për Shqipërinë, arrestimi i Ballukut, Brukseli: Ndjekje penale
Në raportin përfundimtar të Parlamentit Evropian për Shqipërinë 2026, ngrihen disa shqetësime që lidhen kryesisht me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, por gjithashtu edhe me lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve. Sipas raportit, duhen ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në lidhje me korrupsionin në nivele të larta. Kujtojmë se Partia Socialiste me forcën e kartonëve pengoi arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të dorëzuar në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme. “Rënie alarmante në Indeksin e Korrupsionit: Shqipëria ka rënë nga vendi i 80-të (2024) në të 91-tin (2025) në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. -Korrupsioni mbetet “shqetësim serioz”: pavarësisht përparimit në kuadrin ligjor, raporti thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe...
Burimi:
sot.com.al